Ribaj: Rusia ka qëllime ndaj Ukrainës, ekziston mundësia e sulmit, por po përdor më shumë shantazhi

Në “drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Profesor Pajtim Ribaj u shpreh se Rusia ka qëllime të caktuara ndaj Ukrainës.

Sipas tij, ekziston një mundësi sulmi në këtë rajon, por ai theksoi se është edhe një mënyrë shantazhi për perëndimin.

Ribaj: Rreziku për qëllime të caktuara të Rusisë. Ekziston mundësia e një sulmi, po ka qenë një mjet shantazhi. Kërkon që popullsia rusfolese, e orientuar nga lindja, unë mendoj se do të realizojë objektivat e veta në këtë vend.

Nuk mendoj se do të ketë luftë, pasi mjedisi ka ndryshuar. Rusia ka fuqi luftarake për t’i përdorur, por loja diplomatike është e gjithanshme. Deklaratat që bëhen në këtë aspekt, janë edhe një testim edhe e diplomacisë ndërkombëtare.