Artefaktet mijëvjeçare, Muzeu libanez kthen në Irak 300 pllaka të vjedhura shkrimi kuneiform
Më shumë se 300 pllaka të lashta shkrimi kuneiform, që konsiderohet si forma më e vjetër e shkrimit në histori, u kthyen në Irak nga një muze privat libanez, si pjesë e përpjekjeve të Bagdadit për të rikuperuar artefaktet e grabitura gjatë viteve të luftës.
Më shumë se 300 pllaka të lashta shkrimi kuneiform, që konsiderohet si forma më e vjetër e shkrimit në histori, u kthyen në Irak nga një muze privat libanez, si pjesë e përpjekjeve të Bagdadit për të rikuperuar asrtefaktet e grabitura gjatë viteve të luftës.
Kutitë prej druri të vulosura transportuan 331 pllakat me shkrim të lashtë kuneiform nga Muzeu Nabu në Libanin verior në Bagdad.
Artefaktet historike të Irakut janë grabitur për dekada, që nga pushtimi nga Shtetet e Bashkuara në 2003 dhe deri te ngritja e grupit militant të Shtetit Islamik 10 vjet më vonë.
"Sot, Iraku ka restauruar 331 pllaka kuneiforme," tha drejtori i këshillit irakian të antikiteteve dhe trashëgimisë, Laith Majid Hussein.
Pllakat datojnë në periudha të ndryshme, shtoi ai, duke filluar nga perandoria Akadiane nga viti 2400 para Krishtit, tek dinastia e tretë sumeriane e Urit dhe deri te perandoria e lashtë babilonase, duke përfunduar në 1594 pes.
Pjesët e kthyera erdhën nga koleksione private, veçanërisht nga ai i Jawad Adra, bashkëshorti i ish-ministres libaneze të mbrojtjes Zeina Akar. Koleksioni i tij privat përfshin rreth 2,000 pjesë, sipas katalogut të muzeut.
Iraku ka gjetur më shumë se 18,000 artefakte brenda një viti, shumica dërrmuese e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

