Moska shprehet se mund të marrë masa 'ushtarako-teknike' në përgjigje të SHBA-ve

Moska ka thënë se SHBA nuk ka dhënë një përgjigje konstruktive për propozimet e saj për garanci sigurie dhe mund të marrë masa ushtarako-teknike si përgjigje.

Kështu thuhet në përgjigjen me shkrim ruse drejtuar SHBA-së, sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Pala amerikane nuk ka dhënë një përgjigje konstruktive ndaj elementeve bazë të projekt-traktatit me Shtetet e Bashkuara të përgatitur nga pala ruse për garancitë e sigurisë”, - thuhet në dokumentin e Moskës.

“Në mungesë të gatishmërisë së palës amerikane për të rënë dakord mbi garancitë e forta, ligjërisht të detyrueshme për të garantuar sigurinë tonë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, Rusia do të detyrohet të përgjigjet, duke përfshirë zbatimin e masave të natyrës ushtarako-teknike” - thuhet në dokument.