"Muxhahedinëve në trafikun e klandestinëve e drogës" Policia: Dezinformim i komunitetit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e përfshirjes së komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës.

Policia bën me dije se nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës.

Po ashtu Policia bën me dije se rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.

“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se: Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës. Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.” – njofton policia.