U zhduken mes baltës së Maliqit, shpresë për gjetjen e eshtrave të të vrarëve nga regjimi komunist
Evidentimi i disa pikave ku mund të jenë varrosur disa nga të zhdukurit gjatë bonifikimit të Kënetës së Maliqit ka zgjuar shpresë tek familjarët që më në fund do tu japin të afërmeve një vend ku të prehen. Autoriteti i Dosjeve u kthye vendosi sot në Maliq, një pllakatë në përkujtim të viktimave në kampin e Vdekjes.
Kujtim Beqiri ishte ndër inxhinierët më të mirë të kohës së komunizmit ndërsa ai u vra në Kënetën e Maliqit nga regjimi komunist.
Familjarët e tij në arkivol futën vetëm një grusht dhe, e prej asaj kohe janë në kërkim te eshtrave.
“Të gjithë së bashku kemi marrë vetëm një grusht dhe në mënyrë simbolike, e kemi vendosur në arkivol me qëllim që të bënim një varrim dhe të vendosnim një tufë lule, por brenda arkivoleve nuk ka eshtra.”
Autoriteti i Dosjeve u kthye në Maliq për të vendosur një pllakatë përkujtimore, që tregon vuajtjet dhe mizoritë e regjimi komunist në kampin e vdekjes.
Familjarët e të zhdukurve rrëfejnë tmerret që kanë ndodhur në këtë vend.
“Ai thoshte nëse do të rrëmosh këtu do të dëgjosh rënkimet e të burgosurve politik. Janë varrosur këtu.”
Kërkimet për eshtrat e të varreve nuk janë të lehta, por as të pamundura.
“Kemi përpiluar një hartë të cilën e kemi komunikuar rregullisht. E rëndësishme është që së pari ato vende që janë të raportuara, të ruhen nga pushteti vendor, të mos tjetërsohen.”
Në Kampin e Vdekjes në Maliq kanë qenë 1800 të burgosur politikë, ndërsa për realizimin e tharjes së Kënetës duheshin të paktën 10.000 persona.

