Kombet e Bashkuara: Situata kufitare në Ukrainë është jashtëzakonisht e rrezikshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 17:51
Një zyrtare e OKB-së tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rreth Ukrainës janë më të larta se në çdo moment që nga viti 2014.
"Spekulimet dhe akuzat rreth një konflikti të mundshëm ushtarak janë të hapura," - paralajmëron shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo.
Por ajo shton se “çfarëdo që të besohet për perspektivën e një konfrontimi të tillë, realiteti është se situata aktuale është jashtëzakonisht e rrezikshme”.
OKB-ja, thotë ajo, është plotësisht e angazhuar me të gjithë aktorët në konflikt dhe beson se nuk ka alternativë tjetër përpos diplomacisë.
