Balla: Nuk ndryshojmë mendim mbi Metën, ka shkelur Kushtetutën, figurë qesharake
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e shkarkoi Ilir Metën si President.
Taulant Balla bëri me dije se nëse mazhoranca do kontrollonte Kushtetuesen siç ka denoncuar opozita, Meta sot do ishte shkarkuar sot.
Balla theksoi se mazhoranca nuk ndryshon mendim, pasi në vlerësimin e tyre e presidenti i Republikës e ka shkelur Kushtetutën.
Balla: Nuk e dija që Luli është bashkuar prapë me Berishën e Metën. Tërhiqni çdo akuzë se këtu në këtë vend është kapur drejtësia. Më vjen mirë Lul, që Gaz Bardhi po mbron Metën qenke mirë Lul, por Gjykata Kushtetuese… dëgjo ti bën lloj-lloj zhurmash, por nuk hyj dot unë. Ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por e ka shkelur butë nuk e ka shkelur fort dhe ti i kupton mirë këto butë dhe fortë. Ne nuk ndryshojmë mendim, në vlerësimin tonë presidenti në largim i Republikës e ka shkelur Kushtetutën. 150 ditët e mbetura në këtë detyrë nuk ia zhbëjnë dot figurën e tij qesharake.
Ilir Meta do iki pas 150 ditësh, por mirë do kishte qene të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar prapë se ne ju duam të gjithëve bashkë nuk ju duam të përçarë se nuk na shijojnë fitoret kur ju jeni të përçarë. A ka mundësi të bashkoheni dhe në 6 mars se do ju mundim në 6 mars si ju kemi mundur historikisht?

