Demalia: Në cilin vend lejohet grabitja e pronës private? Pronarët për 30 vite enden gjyqeve

Analisti Ilir Demalia shkruan në Facebook se në cilin vend  demokratik dhe shtet te së drejtës lejohet grabitja e pronës publike dhe private.

Sipas tij, qeveritarët që prej 30 vjetësh kanë lejuar me qëllim banditizmin dhe grabitjen e pronës private dhe publike.

Ai shton se pronarët me tapi sillen gjyqeve prej 30 vjetësh, bile dhe kërcënohen për të drejtën e tyre nga grabitësit banditë në tokat e këtyre pronarëve.

Demalia: Na ktheni pronat tona!  Nuk ndodh në asnjë vend demokratik kjo që po na merrni pronat! Thërrisnin banorët e 5 majit para Parlamentit. Në cilin vend  demokratik dhe shtet te së drejtës lejohet grabitja e pronës publike dhe private, zonja dhe zotëri?!! Fajin nuk e keni ju, fajin e kanë qeveritarët që prej 30 vjetësh kanë lejuar me qëllim banditizmin dhe grabitjen e pronës private dhe publike, duke legalizuar vjedhjen, grabitjen banditizmin se të tillë janë vetë qeveritarët dhe administratorët e shtetit bandit dhe cub e hajdut prej 30 vjetësh.

Pronarët me tapia sillen gjyqeve prej 30 vjetësh, bile dhe kërcënohen për të drejtën e tyre nga grabitësit banditë në tokat e këtyre pronarëve. Grabitësit duan strehe dhe vlerën e tokës se grabitur me vlerën e tregut sot. Pronarëve me tapia i premtojnë kompensim me vlerën e tregut të vitit 1947?!! Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e bandës shtet dhe popullit …. “trim, punëtor dhe liridashës.”