Rritja e çmimeve dhe mos-shitja e produkteve, fermerët në Devoll kërkesë Bashkisë: Duam kompensim financiar

Sindikata e fermerëve në Devoll i kanë dërguar disa kërkesë Drejtorisë së Bujqësisë në Bilisht, në lidhje me situatën me të cilët po përballen për shkak të rritjeve të çmimeve.

Fermerët nga Bashkia Bilisht dhe degët e institucioneve që mbulojnë zonën e Devollit kërkojnë:

-Subvencionim direkt për fermerët në bazë të produktit të hedhur në treg.

-Barazim të shkallës së TVSH, në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore blektoriale.

-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stokun e produktit të shkaktuar nga rregullimet e tregut.

Po nga Ministria e Bujqësisë fermerët kërkojnë zyrën për agjensinë e studimit të tregjeve dhe të orientimit të fermerëve.

Ndërsa nga qeveria kërkojnë që kjo e fundit të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet  bujqësore të garantuar.

Ndërsa në kërkesat specifike, kërkojnë:

-Administrimin dhe mirëmbjatjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

-Krijimin dhe administrimit e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural

-Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimit rural, të financuara nga buxheti lokal dhe dëmshpërblim për dëmtimet nga fatkeqësitë natyrore që pësojnë fermerët deri në 8% të buxhetit.

Rritja e çmimeve dhe mos-shitja e produkteve, fermerët në

 

Rritja e çmimeve dhe mos-shitja e produkteve, fermerët në