Diamanti blu shënon rekord, pritet të dalë në shitje në Hong Kong në vlerën e 48 milionë $
Një diamant i rrallë, ngjyrë blu, i zbuluar në Afrikën e Jugut pritet të dalë në Ankand në Hong Kong. Guri i çmuar, që është ndër më uniket, me madhësi 15,10 karat vlerësohet të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë.
Shtëpia e Ankandeve Sotheby's pritet të nxjerrë në shitje diamantin blu më të madh që ka dalë ndonjëherë në ankand në Hong Kong. Diamanti 15,10 karatësh “De Beers Cullinan Blue” i cili u gjet në minierën Cullinan në Afrikën e Jugut, në vitin 2021, vlerësohet të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë.
"Guri i çmuar është "perfekt, me prerje natyrale" dhe ndër më të vlerësuarit ndonjëherë nga Instituti Gemologjik i Amerikës", tha Sotheby's në një deklaratë.
Shitja do të shënojë herën e parë që një diamant blu prej më shumë se 15 karatësh do të dalë ndonjëherë në çekiç. Sotheby's tha se diamanti, i cili u shfaq në Nju Jork këtë javë, do të ofrohet në një datë ende të pacaktuar gjatë “Javës së Luksit” në Hong Kong në muajin prill.
Ilir Meta edhe 5 muaj President
17 Shkurt, 15:46
“Diamantet blu të çdo lloji janë të rrallë në treg, por ky është më i rralli nga të rrallët; asgjë e kalibrit të ngjashëm nuk është shfaqur në ankand vitet e fundit”, tha Patti Wong, kryetare e Sotheby’s Asia.
Diamantet blu janë të lakmuar pasi janë të rrallë dhe për shkak të ngjyrës së tyre të mahnitshme.
“Ky diamant i jashtëzakonshëm blu është padyshim një nga krijimet më të mira të natyrës. Tani i sjellë në jetë nga dora e një prej prerësve më të aftë në botë, është kryevepra e fundit, aq e rrallë dhe e dëshiruar si veprat më të mëdha të artit,” shtoi ajo.
Në fillim të këtij muaji, Sotheby's në Londër shiti Enigma - diamanti më i madh i prerë ndonjëherë në ankand me 555.55 karat – për 4.3 milionë dollarë.

