Video/ Orë leksioni, studentët harrojnë mësimin e kanë mendjen te Championsi
Kur bëhet fjalë për Champions League, futbolli depërton kudo. Sepse është kompeticioni më i bukur dhe kompetitiv ku yjet përplasen në duele direkt për t’u kualifikuar ndërsa audienca shkon kudo.
Edhe pse orari i ndeshjeve të Champions Leaugue nuk është shumë i përshtatshëm për zonën aziatike apo atë në Amerikë, ndeshje si PSG-Real Madrid nuk mund të humben.
Diçka të tillë kanë bërë edhe studentët amerikanë të cilët janë në leksion dhe teksa po shpjegohet mësimi, ata kanë lap topët apo tabletët përpara që në fakt duhej të ishte me programet mësimore por realisht ata ndjekin Championsin.
Ndjekin yjet më saktë pasi luhej ndeshja PSG-Real dhe Messi, Mbappe apo Benzema nuk duheshin humbur. Siç duket dhe në videon e shkurtër, ndoshta gjysma e studentëve ndjekin ndeshjen dhe jo mësimin. Kushedi si do të kenë reaguar në golin e Mbappe në shtesë!
