Akuzohet për rrahje dhe sulme seksuale ndaj të miturve, ish-marinsi dënohet 210 vjet burg

Një ish-kapiten i marinsave të ushtrisë së SHBA është dënuar me 210 vite burg pasi është shpallur fajtor se përdhunonte vajza të mitura. 

Micheal Joseph Pepe, 68 vjeç, është arrestuar që në vitin 2017, ndërkohë ditën e djeshme(14 shkurt) është dhënë dhe dënimi i tij.

Ai akuzohet se për  sulme seksuale dhe drogim të viktimave, disa prej të cilave ishin 9-12 vjeçe në kohën e abuzimit.

Gjykatësi amerikan Dale S. Fisher i quante dje veprimet e Pepe “monstruoze” e “të tmerrshme”.

Pepe, i cili jeton në Kaliforni, ka punuar part-time si pedagog në një universitet në Kamboxhia por u arrestua për akuzat në vitin 2006.