Berisha: Rama ia “fshiu” akuzat e Bashës, por prokuroria belge do i shkojë deri në fund
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur edhe për Lulzim Bashën.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se Lulzim Basha dekonspiroi operacionin policor të katër shteteve, ndërsa shtoi se këtë çështje në prokurori ia mbylli Edi Rama.
Berisha tha seky i fundit nuk do mundet të pengojë hetimet e prokurorisë belge.
Sali Berisha: Revulucioni është në një provë të madhe sepse kundra tij, për të ndalur dallgën e tij, narko-shteti ka mobilizuar të gjithë potencialet e tij. Si asnjëherë në 30 vite, ne na doli kreu i partisë, arrë me vrimë, e prisur. Jo vetëm Edi Rama e mori peng atë me dosje të cilat ishte I inkriminuar. Secili prej jush dhe çdo njeri, nëse del në televizion dhe dekonsiprion një operacion policor, kryen një vepër kriminale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i katër shteteve. Sa mori sa s’mori nuk e di por di që akuza që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ja mbylli Edi Rama. Edi Rama nuk ia mbyll dot kurrë akuzën e prokurorisë së Belgjikës që do i shkojë deri në fund këtij problemi.
