Krahasimi i Berishës: Nëse Basha do të kishte çerekun e guximit të Topallit dhe Ademit do ta sillte PD në pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, tha se revolucioni nuk do të ndalet.

Në fjalën e tij ai ka krahasuar Lulzim Bashën me Jozefina Topallin dhe Voltana Ademin, duke thënë se nëse Kryedemokrati do të kishte çerekun e guximit të këtyre të fundit do ta sillte PD në pushtet.

Sali Berisha: Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbysur këtë narko-shtet.