Ja çfarë u pëlqye më shumë për Shën Valentin, dhuratat e veçanta që zgjodhën meshkujt
Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV ora ishte e ftuar sipërmarrësja Evis Kazazi, e cila solli në studio disa modele kompozimesh të luleve, buqetave për këtë ditë të veçantë për të dashuruarit. Ajo u shpreh se gjatë ditës së sotme ishin kutitë në formë zemre, ëmbëlsirat, lulet ata më shumë të dhuruara për të dashuruarit.
“Në këtë ditë të veçantë mund ta tregojmë shumë nëpërmjet disave elementëve, çokollatave, luleve, etj. Shumë të shitura janë kutitë në formë zemre, lulet, trëndafilat, çokollata. Në përgjithësi klientët vijnë të vendosur çfarë duan, por ka nga ata që t’a lejnë në dorë ty. Në këtë rast është pak problem, se të vendosin në siklet,” u shpreh Kazazi.
Më tej, ajo tha se ndër trëndafilat më të dhuruar janë ata ngjyrë të kuqë, ku njerëzit mendojnë se kjo ngjyrë është ngjyra e dashurisë. Por, sipas saj trëndafilat rozë, të verdhë janë shumë të sugjeruar në këtë ditë. Dhe jo vetëm kundrejt partnerit, por për të gjithë njerëzit e zemrës.
“Në përgjithësi klientët marrin trëndafilat e kuqë për këtë ditë, por unë do doja të preferojnë ngjyrat rozë apo të verdhë. Dhe pse njerëzit mendojnë se ngjyra e verdhë përcjell xhelozi, nuk është kjo mendoj unë. Është thjeshtë një klishe, që tashmë ka mbetur tek ne. do doja që në këtë ditë mos të jetë vetëm në mardhënien sentimentale mes çifteve, port ë jetë kundrejt prindërve, shoqërisë në shenjë falenderimi dhe mirënjohje”, përfundoi Kazazi.
Në fund ajo tha se “unë në fakt mendoj se një buqetë me lulen e tulipanit, trëndafilave të papaketuar do ishte një dhuratë fantastike në këtë ditë të veçantë. Apo kutia me çokollata apo një shishe verë”.

