“E kërcënoi djali i Rrahman Rrajës”, Berisha: Ja pse nuk bëri Basha fushatë në Fushë-Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 18:11
Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Shkodra ka treguar se djali i Rrahman Rrajës e kërcënoi Lulzim Bashën që të mos shkonte më në Fushë- Krujë.
Berisha tha se kjo ishte një nga arsyet që Basha nuk bërë fushatë elektorale në Fushë-Krujë.
Sali Berisha: I thotë në Fushë-Krujë, i biri i një krimineli në parlament Rrahman Rrajës, mos guxo të dukesh më në Fushë-Krujë, në mënyrë absolute nuk shkoi për të bërë fushatë në Fushë- Krujë.
Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë: Kam shkuar tre herë e i kam thënë o zotëri që duhet të vish mos me na ulë kokën, se tjerët thonë se nuk vjen se e ka kërcënuar i biri Rrahman Rrajës. Nuk shkoi.
