Publikohet lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Parlamenti ka publikuar 9 emrat të cilët kanë shprehur interes për 1 vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Pranë institucionit të kuvendit, për të zëvendësuar anëtarin e gjykatës kushtetuese Altin Binaj, kanë dorëzuar dokumentet, Ardita Buna, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, këshilltarja në Gjykatën e Lartë Arta Vorpsi, komisioneri i të dhënave personale Besnik Dervishi, prokurorja Elsa Miha, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, Juliana Latifi, ish-drejtorja e shkollës së magjistraturës, Mariana Semini, dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Maksim Qoku.
Këto emra do t'i shkojnë për vlerësim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucion ky që bën renditjen.
Tre më të vlerësuarit shkojnë në Kuvend dhe ai që merr 84 vota zgjidhet në seancë kushtetuese.
Në qoftë se dështohet të ketë 84 vota, anëtarë i Gjyktës Kushtetuese zgjidhet emri më i vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Nga emrat e paraqitur duket se debat do të ketë mbi Ardian Dvoranin, i kritikuar jo pak nga presidenca dhe opozita.
Gent Ibrahimi po ashtu dhe Maksim Maloku nga opozita shihen me dyshim për shkak të përplasjeve në reformën në drejtësi.
Ndërkaq nga emrat e njohur është dhe Prokurorja Elsa Miha e cila në shkurt të vitit 2021 ka kaluar vettingun pa asnjë vërejtje qoftë për pastërtinë e figurës, integritetin profesional apo dhe atë pasuror.
Tashmë do të jetë KED që do të rankojë me pikë të gjithë emrat për t'ia kaluar sërish kuvendit për votim.
Lista e kandidatëve është:
1- Ardita Buna( Alsula)
2- Ardian Dvorani
3- Arta Vorpsi
4- Besnik Dervishi
5- Elsa Miha
6- Gent Ibrahimi
7- Juliana Latifi
8- Mariana Semini( Tutulani)
9- Maksim Qoku

