Covid-19, dyfishohen rastet e reja, 449 të infektuar dhe 3 humbje jete

Tre viktima dhe 449 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojnë Covid-19, një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:

164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.

Janë 7,542  pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789


Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499

Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43