Ja cili ka qenë sekreti i dashurisë së Mihrije Brahës dhe Naim Abazit
Në ditën e dashurisë në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishin të ftuar në lidhje ‘skype’ dy artistë shumë të njohur, kolegë dhe partner si Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Por, gjithashtu pjesë e emisionit ishin edhe një familje prej katër anëtarësh, Sokol dhe Arli Zhugri të cilët janë partner në jetë edhe në punë. Të cilëve, i’u bashkuan edhe dy fëmijët e tyre Soar dhe Boris.
Artistja e nisi bisedën në studio duke treguar për marrëdhënien e saj me partnerin e saj, ku tha se prej 30 vitesh ata të dy janë bërë pjesë e njëri-tjetrit. Ku nuk munguan edhe mesazhet motivuese kundrejt të rinjve dhe çifteve. Ndërsa, Naimi i pyetur nga moderatorja për dhuratën e bërë kundrejt partneres së tij, ai u shpreh me sarkazëm se për të ishte ai dhuratë.
“Mihrija sapo u zgjua dhe e buzëqeshur më tha çfarë më ke dhuruar, thash ta kam marr kuletën dhe kam marr 100 euro se më duheshin. Dhe pastaj, i thash ja ku jam unë, kjo është dhurata për ty”, u shpreh Naimi.
Ndërkohë, në studio ishin edhe çifti balerin, të cilët rrëfyen për publikun historinë e tyre të dashurisë.
“Kemi qenë që në klasë të 5 bashkë. Pastaj, jemi ndarë për shkak të studimeve, por fati deshi që pas disa kohësh u ritakuam. Pasi u kthye nga Moska, Sokoli jemi takuar shpesh. Si fillim ishim shokë shumë të mirë, më pas u dashuruam. Në fillim e kemi mbajt shumë të fshehtë, edhe nga grupi shoqëror. Më pas u mësuam edhe e pranuam edhe në sy të tyre”, u shpreh Arli.
Më tej, ajo tregoi shkëndijën e tyre të parë. “Ishim në faza prove, dhe prisja t’më zgjidhte mua në fazë prove, por zgjedh një vajzë tjetër. Në këtë rast ishin ata shkëndijat e para, prisja të je m unë e zgjedhura jo ajo tjetra”, u shpreh Arli.
Gjithashtu, Sokoli tregoi se fillimi ka qenë pak siklet për ta, për të njohur dashurin e tyre tek miqtë e tyre. “Reagimet e para, duke qenë se ne ishim shumë miq më përpara, njerëzit që na njihnin thonin po si ka mundësi, ju ja dini çdo gjë njëri-tjetrit. Besoj se gjëja e parë ka qenë për mirë fakti që nuk ishim në një ambientet pune, pasi unë vërtet kurrë nuk kam dashur t’a njoh në ambient pune”, u shpreh Sokoli.
Të pyetur që të dy Arli dhe Sokoli se çfarë pëlqejnë më shumë tek njëri-tjetri ata u shprehën si më poshtë: Sokoli u shpreh se “ajo që pëlqej më shumë tek Arli është sinqeriteti, dashuria për punën dhe normalisht edhe trupi”.
Ndërsa Arlin tha se “unë tek Sokoli kam parë karakterin e fortë, këmbënguljen si dhe një njeri shumë serioz dhe familjarë”.

