Fermerët në Berat drejt emigrimit: Cilësia dhe çmimi i lartë i imputeve bujqësore po na dëmton

Fermerët në Berat po përballen çdo ditë me çmimin e lartë të pesticideve dhe mungesën e tregut për prodhimet e tyre, të cilat shpesh detyrohen ti hedhin. Kjo po i shtyn ata drejt falimentit ndërkohë që vështirësitë që po kalojnë në Shqipëri po i nxisin të emigrojnë jashtë vendit.

Vështirësitë me të cilat përballen gjatë punës në Shqipëri po i shtyjnë fermerët drejt emigrimit.

"Nga fshati kanë ikur 6-7 çuna kanë ikur në 5 ditë për emigrim në Itali dhe Gjermani."

"Do ikim në Greqi."

"Po dolëm dhe këtë vit do ikim në Greqi, letrat i kam."

Nga Kutallia dhe Samatica e Beratit, kultivuesit e zarzavateve dhe perimeve ankohen për çmimin e trefishuar të inputeve bujqësore.

"Një thes ushques e merrnim me 70 mijë lekë, tani ka vajtur 85 mijë lekë".

"Pesticidet janë ngritur."

Jo vetëm çmimi i lartë i tyre, por edhe cilësia është një tjetër problem me të cilin po hasen fermerët.

"Kontrolli i pesticideve, kryesore për ne."

"Nuk bëjnë efekt."

Këtë vit thonë se kanë marrë borxh për të kultivuar produktet.

"Fidanët mi dhanë me të pritur, edhe të plehrat dhe helmet kemi pa paguar."

Për shkak të mungesës së tregut dhe pamundësisë së shitjes në shumë raste janë detyruar ti hedhin perimet.

"Janë hedhur poshtë 3-4 ton."

"130 kuintalë i kam hedhur poshtë."

Megjithëse shteti do ti subvencionojë, fermerët thonë se vëmendja e institucioneve duhet të jetë te çmimi i produkteve dhe pesticideve.