Operatorët turistikë në Vlorë duan sezoni turistik të çelet më 16 prill. Autobusë dykatësh anglezë për linjën Zvërnec - Llogara - Kaninë

Nëntë janë kërkesat që operatorët turistikë në Vlorë I kanë paraqitur prefektit të qarkut, në mënyrë që sezoni turistik 2022 të jetë sa më i mirë.

Këto kërkesa duhet të zbatohen nga Ministria e Turizmit dhe institucionet e tjera, ndërsa fillimi i sezonit me 16 prill shihet si një prioritet për këtë vit.

“Sezoni turistik të çelet jo më në maj por më 16 prill. Do na japë mundësinë të bëjmë ato që kemi për të bërë. Ne si operatorë turistikë e shohim që kemi turistë gjithë vitin”

Operatorët thanë se orari i shërbimit gjatë sezonit duhet të zgjatet deri në orën 24:00 ndërsa kërkuan edhe zgjerimin e transportit publik edhe në disa zona të tjera të qytetit.

“Bashkia të marrë modelin e autobusëve dy katësh anglez. Të ketë një linjë turistike Zvërnec Llogara,  Zvërnec – Kaninë, Zvërnec Pashaliman me bileta”

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij shprehet se kërkesat e operatorve turistik janë të domosdoshme për tu adresuar tek institucionet e tjera dhe shprehu gatishmërine e istitucionit të tij për bashkëpunim.