Laçi në gjysmëfinalen e Kupës falë lotarisë së penalltive. Bie Egnatia

Drama e penalltive pëcakton ekipin e radhës që pret biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në një ndeshje me emocione pa fund në shtëpinë e kurbinasve, ishin këta të fundit që arritën të avanconin më tej me vuajtje pa fund ndaj Egnatias.

Të dyja ekipet zhvilluan një betejë të madhe për të arritur gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Nga njëra anë vendasit sulmuan pa fund e nga ana tjetër miqtë bënë një mur të madh për të mos pësuar gol.

Sfida ishte shumë e fortë dhe emocionuese edhe pse më shumë foli në njërën anë më shumë, për Laçin që në pjesën e parë u mundua të shënonte pa ia dale me sukses.

Në pjesën e dytë kurbinasit rrisin presionin dhe mbetet gjithnjë në sulm teksa portieri i Egntatias, Puja është ndër më të mirët në fushë duke kthyer pothuajse çdo gjuajtje nga klojtarët vendas.

Në 76’, Abgerkponu nxitohet duke u futur në fushë pa miratimin e arbitrit i cili e ndëshkon me të dytin e verdhë teksa Egnatia mbetet me 10 lojtarë.

Minutat e mbetura luhen vetëm në portën e rrogozhinasve që mbrohen në mënyrë perfekte për ta çuar ndeshjen në shtesa. Me duelin e pare 1-1 në Rrogozhinë, nuk ka më gol në fushë të huaj ndaj dhe sfida shkon në 30 minuta shtesa.

As shtest nuk prodhuan gola teka penalltitë në fund vendosën gjithçka e mes gabimeve të të dyja skuadrave, ishte Laçi që në fund mbyll 3-2 sfidën./Ora News/.