Brdariç pranon se Vllaznia ishte me fat, Josa kërkon edhe Kupën edhe kampionatin
Vllaznia e më pas Laçi siguruan një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë por ndërkohë që të dyja skuadrat nuk e paten aspak të lehtë të siguronin kualifikimin.
Trajneri Brdariç nga ana e tij e pranoi se Vllaznia ishte me fat por tha se në sfida të tilla rëndësi ka objektivi.
“E rëndësishme është që u kualifikuam, pavarësisht lojës jo shumë të mirë, synimi ynë ishte kualifikimi, ndoshta kishim dhe shumë fat. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm përsa i përket analizës së lojtarëve,pasi edhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë. Duhet të jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe më pas do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme. akimi i radhës me Teutën do të jetë një takim që do të kemi shumë mbështetjen e tifozëve tanë dhe besoj se do të dalim mirë”, tha në fjalën e tij trajneri i ekipit shkodran.
Në krahun tjetër edhe Josa pranoi vështirësitë te Laçi ndaj Egnatias edhe pse sipas tij kualifikimi ishte i merituar pavarësisht penalltive.
“Duhet të ishim pak më të shpejtë dhe pak më ngulmues në rastet që na u paraqitën. Kundërshtari sulmonte vetëm me pozicione standard siç ishte rasti i Krasniqit në portën tonë. Duhet të ishim shumë ngulmues, ishin dy tre raste që sulmuam jashtë zone, por në këto raste edhe kundërshtari di të mbrohet si Egnatia sot, por mendoj se ishte një kualifikim i merituar. Nëse nuk do të kishim interes për Kupën e Shqipërisë sot do të ishim eliminuar, pasi ne na interesojnë të dyja kompeticionet dhe Europa. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe jo te Dinamo-Partizani. Për të fituar trofeun ne do duhet të përballemi me skuadrat e tjera, që po ashtu janë shumë të forta”, u shpreh trajneri i ekipit kurbinas./Ora News/.
