Tottenham vs Broja. Sulmuesi kuqezi shënon dhe sistemon Conten. Shihni golat
Është një mbrëmje ku yjet shkëlqejnë. Armando Broja shkëlqen në Tottenham Stadium duke shënuar dhe duke qenë një nga më të mirët për Southampton.
Sulmuesi shqiptar tregon edhe njëherë që është një talent, një goleador dhe një nuhatës i madh goli teksa i hapi rrugë fitores së ekipit në një fushë si ajo e Tottenham.
Miqtë po luanin mjaft mirë dhe në 18’ me një autogol Tottenham kalon në avantazh por është pikërisht Armando Broja që në 23’ vendos barazpeshën me një gol shumë të bukur.
Bomber ynë është i papërmbajtshëm dhe në 36’, merr një asist dhe arrin të marrë zvarrë dy mbrojtësit e Tottenham, i vetëm me portierin e nxjerr jashtë topin por duket se e ka goditur keq atë. Ky rast flagrant bën nervoz edhe trajnerin Hasenhuttl.
Edhe në pjesën e dytë, Broja është më i rrezikshmi por në 70’ dhe episodi shumë i diskutuar. Sanchez kërcen mbi Brojën duke e shembur në tokë, një faull i qartë por Tottenham nis lojën dhe shënon, një vendim aspak i drejtë.
Gjithsesi në 77’, sulmuesi kuqezi ka mundësinë e artë për të ndëshkuar Spursat teksa rrëmben një top dhe pothuajse i vetëm e çon topin jashtë.
Por loja e mirë e Southampton shpërblehet sepse miqtë bëjnë mrekullinë duke shënuar 2 herë të tjera me Elyounoussi në 80’ dhe Adams në 82’.
Sfida mbyllet 3-2 me Southampton që merr një fitore të artë ndaj Tottenham dhe si gjithmonë, Broja protagonist i madh./Ora News/.
