Video në Tik Tok u kushton lirinë, të rinjtë romë kërcejnë sipër makinës së policisë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Lamisë në Greqi, ku një grup të rinjsh romë ka regjistruar një video për Tik Tok duke kërcyer mbi makinën e policisë rrugore që ishte e parkuar në rrugë.
Pesë të rinjtë romë e kanë gjetur makinën e patrullës të parkuar në qendër të qytetit dhe siç e shikoni në video ata janë ngjitur mbi pjesën e saj të përparme duke kërcyer në mënyrë provokuese.
Ngjarja ka ndodhur herët pasditen e së enjtes, 10 shkurt, në rrugën Sklivanioti.
Punonjësi i Policisë Rrugore e kishte lënë për pak minuta makinën e patrullës, në një vend që nuk pengon qarkullimin, për të regjistruar një aksident trafiku që kishte në sheshin 'Eleftherias'.
Të rinjtë romë janë të njohur për autoritetet. Policia e Nëndrejtorit të Sigurisë Lamia ka identifikuar tre nga pesë të shpallurit në kërkim, dy prej të cilëve janë kapur, ndërsa të tjerët janë në kërkim.
Në pranga kanë rënë një 17-vjeçar dhe një 21-vjeçar, ndërsa i treti në kërkim është i moshës 16-19 vjeç, pasi në arrestimet e mëparshme ai ka deklaruar data të ndryshme të lindjes (nga viti 2006 -2009. )
Ndaj tyre është ngritur padi për shpifje dhe tentativë për dëmtim të pasurisë së huaj.
Rasti është duke u trajtuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Lamias.

