Detaje rrëqethëse nga vrasja horror në Greqi/ Nëna bashkëpunëtore në vrasjen e të birit, i dashuri mbante eshtrat e fëmijës në kuti veglash
Një ngjarje horror është publikuar në mediet greke sot, në lidhje me vrasjen e një 7-vjeçari pesë vite më parë.
Sipas informacioneve nga burimet policore një nënë ka vrarë djalin e saj 7-vjeçar, së bashku me të dashurin e saj polak.
Ndërsa detajet e vrasjes së vogëlushit janë rrëqethëse. Mësohet se dyshja kanë mbajtur të fshehtë trupin e pajetë të 7-vjeçarit për 5 vite me radhë në tarracën e shtëpisë në Athinë, ku policia gjeti eshtrat e djalit fatkeq.
Eshtrat u gjetën në një kuti me vegla ndërtimi të vendosur në tarracë, pasi partneri mostër i nënës së 7-vjeçarit punonte në sektorin e ndërtimit.
Si rrjedhojë menjëherë pas gjetjes se eshtrave nëna dhe i dashuri i saj u arrestuan për vrasjen e djalit.
Mediet greke shkruajnë se partneri i gruas ka rrëfyer në polici se e ndëshkonte shpesh 7-vjeçarin, e torturonte dhe e rrihte për “sjelljen e tij të keqe”.
Ditën e vrasjes tragjike partneri i nënës së 7-vjeçarit (Andreas është emri i vogëlushit fatkeq) e ka ndëshkuar atë duke e lënë në këmbë dhe pa ushqim për orë të tëra. Por në momentin kur fëmija reagoi duke folur, partneri mostër i mbylli gojën me shirit izolues dhe e la të qëndronte në këmbë.

Siç thotë autori, kur ai me nënën e fëmijës shkuan me vonë të shihnin fëmijën, ky i fundit nuk merrte frymë. Nëna e fëmijës ishte prezente në të gjithë skenën e vrasjes, por nuk bëri asgjë për të shpëtuar të birin.
Por zbulimet tronditëse nuk kanë fund, pasi gjëja e parë që ata menduan ishte se si të fshihnin kufomën fëmijës së vogël.
Ata vendosën ta fshehin në një cep n tarracën e shtëpisë, të cilin e mbyllën me dërrasa.
Të gjithë të njohurve dhe miqve iu tha se fëmijën e kishte marrë babai i tij, i cili është polak dhe ishte nisur për në Poloni.
Kur çifti u largua nga shtëpia ku jetonin ata futën trupin e fëmijës në një kuti, e cila duket si një kuti veglash dhe endeshin nëpër rrugë me kufomën e fëmijës në duar.
Tarraca ku fshihej trupi i pajetë i çiftit:
