Ekzekutohet me 40 plumba bosi i mafies në Qipron Veriore

Halil Falyali, një biznesmen i njohur në Qirpon Veriore, i cili dyshohet se fitoi pasuri përmes lidhjeve të paligjshme, u vra gjatë një atentati në qytetin e Girne, Qipro.

Falyalı u vra me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij pranë shtëpisë më 8 shkurt.

Ai u plagos rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ndërroi jetë në spital.

Murat Demirtaş, shoferi i Falyalı, vdiq në vendngjarje. Sipas raportimit të gazetës Haber Kıbrıs, mbi 40 plumba janë qëlluar drejt tij.

Dyshohet se në sulm janë përdorur 2 automjete të ndryshme.  Pas lajmit për plagosjen e Falyalı, policia rriti mbikëqyrjen në rrugën për në Aeroportin Ndërkombëtar Ercan, për mos i lejuar autorët të largohen nga ishulli.

Njëra prej makinave ishte me ngjyrë gri të paidentifikuar me qira, ndërsa tjetra ishte një Nissan Note e bardhë me targë PM 648. Automjeti i dytë dyshohet se është regjistruar në emër të një gruaje në Nikosia.