Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 34 të vdekur dhe 1,554 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 18:58
Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar një numër të lartë viktimat ditën e sotme si pasojë e Covid-19.
Kështu Janë shënuar 34 viktima me COVID-19 si dhe 1,554 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dolën pas testimit të 4,153 apo 37.4 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i viktimave është më i lartë në muajin e fundit, teksa numri i përgjithshëm të viktimave ka arritur në 8,658.
Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup, gjithsej 13 persona.
Sipas raportit, 1,843 persona janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 11,748.
