Tërmeti “shkund” Greqinë jug-lindore, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 19:56
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin grek Kos.
Mediat lokale bëjnë me dije se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë bregdetit turk.
Thellësia e lëkundjeve është vlerësuar rreth 49 km.
Vlerësimi i parë i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) doli për një dridhje të shkallës 4 Rihter.
