Zvicër, dy baxhanakët nga Kosova sherr me thika, dëshmitë e tyre habisin gjykatën
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Zvicër, ku dy baxhanakë janë përfshirë në një sherr.
Mediat vendase bëjnë me dije se një 46-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në burg pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë baxhanakun 40-vjeç, i cili si pasojë ka mbetur i lënduar në bark, shpinë dhe krah.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar 5 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarin dhe dhjetë vjet dëbim nga Zvicra për burrin nga Kosova.
Dy burrat e përfshirë, banojnë në të njëjtën komunë dhe njihen prej më shumë se 20 vitesh.
Mirëpo dëshmia e të akuzuarit dhe viktimës janë të ndryshme, në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur tre vite më parë.
40-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur në gjyq ka thënë se baxhanaku ka nxjerrë befasisht një thikë xhepi dhe ka thënë se do ta vriste. Pastaj ai ka tentuar ta godiste me thikë 20 deri në 30 herë. Në momentin që ai ka tentuar të mbrohet, ka ndodhur përleshja dhe të dy kanë rënë përtokë.
Turpi historik i “opozitës” në Kuvend
10 Shkurt, 22:13
Si pasojë 46-vjeçari ka thyer krahun.
Ndërsa ky i fundit ka rrëfyer se baxhanaku e kishte sulmuar papritur dhe e kishte goditur aq fort me grusht në nofull, saqë ai qe rrëzuar përtokë, nuk mund të shihte më asgjë dhe kishte ndjerë vetëm goditjet që kishin pasuar. Kur kishte dashur të ngrihej sërish, kishte vënë re se i ishte thyer krahu.
46 vjeçari thotë se baxhanaku i tij ia kishte ofruar 10 mijë franga për ta heshtur rastin.
I pyetur për situatën familjare, 40-vjeçari ka thënë se kunati i tij nuk e kishte pëlqyer kurrë.
Por, i akuzuari, nga ana e tij ka thënë se ata gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ai beson se vjehrri e ka nxitur paditësin që ta sulmojë duke i thënë se i akuzuari kishte folur keq për paditësin.

