Krim i kobshëm, nëna vrau djalin 7-vjeçar dhe e fshehu për 5 vite në verandën e saj. Pranon krimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 14:34
Një ngjarje tragjike është zbuluar nga policia greke.
Nëna vrau djalin e saj 5-vjeçar bashkë me të dashurin e saj polak dhe fshehën trupin e tij në kutinë e veglave në verandën e shtëpisë për 5 vite me radhë.
Ditën e sotme, 12 shkurt, nëna dhe i dashuri i saj u arrestuan dhe pranuan aktin e tyre. Histori fillon 5 vite më parë kur djali 7-vjeçar u zhduk.
Kur fëmija u zhduk, nëna e tij pretendoi se 7-vjeçarin e kushte pasur babai, ish-bashkëshorti i saj në Poloni.
Por policia e cila nuk u bind, vijoi me hetimin e rastit dhe zbuloi se fëmija ishte varrosur në një kuti veglash në verandën e shtëpisë në rrugën Astypaleas në Kypseli.
Të dy u arrestuan dhe pranuan krimin.
