Nusja vdiq ditën e dasmës, krushqve u dhanë komshien 15 vjeçare, rruga në qytetin shqiptar sot mban emrin e saj

“Hana” është emri i një rruge në fshatin Zhur të Prizrenit në Kosovë.

Mediat kosovare, bëjnë me dije se kjo rrugë mban emrin e një vajze që vdiq në ditën e dasmës së saj.

Por pavarësisht se vdekjes së “Hanës”, krushqve iu dha për nuse fqinjën që asokohe ishte  15 vjeç.

Këtë histori e ka treguar banori i fshatit Mustafë Kurtaj.

“Tragjedia ka ndodhur kur nusja sipas traditës është përshëndetur me vëllanë, babanë dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar sipas traditës të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte bërë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, ka deklaruar Kurtaj.

ai tha se krushqit ishin nisur për të marrë nusen, por pa e ditur se kjo e fundit ka ndërruar jetë.

 “Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Ata po sa kishin kuptuar lajmin ishin mërzitur, por babai i Hanës nuk i kishte lënë të largohen”, ka thënë banori i Zhurit.

Sipas Mustafë Kurtajt, një fqinj i ishte afruar babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse”.

“Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.

Ai thotë se kjo ka qenë shumë e trishto për fshatin Zhur.

“Ka qenë moment shumë i rëndë”, rrëfen mes lotësh Mustafë Kurtaj, për “ATV” në Kosovë.