Lidhen dy kryeqytetet, avioni i parë nga Sofja ulet të premten në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 22:39
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut informon se fluturimi i parë nga Sofja për në Shkup do të realizohet pasnesër, më 11 shkurt në ora 10:00.
Fluturimin e parë në linjën Sofje-Shkup, kompania ajrore GullivAir do ta realizojë në orën 10:00, njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Mediat do të mund të regjistrojnë inserte nga mbërritja e avionit dhe nga pritja e delegacionit nga Bullgaria, ndërsa në orën 13.30 do të ketë deklarata për gazetarët në Klubin e Parlamentit.
Nisma për vendosjen e linjës ajrore është ndërmarrë nga kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili pas marrjes së detyrës së fundmi ka thënë se është i tronditur që nuk ka mundësi të udhëtohet me avion ndërmjet dy kryeqyteteve.

