Biden letër Vuçiç: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dërguar letër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiç se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Kosovën raporte për të cilat Biden thekson se duhet të bazohen në njohje reciproke.

Presidenti Biden i kujton Vuçiçit se aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, “siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke”, shprehet presidenti amerikan.

Në letrën dërguar homologut serb Vucic, presidenti Biden thekson gjithashtu se SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. “Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj, ka thënë Biden.