Berisha prezanton sot kandidatët e "Shtëpisë së Lirisë" në Shkodër dhe Rrogozhinë
Sali Berisha do të prezantojë sot dy kandidatët e "Shtëpisë së Lirisë", Bardh Spahinë për Shkodrën dhe Hekuran Xhanin për Rrogozhinën.
Prezantimi i zotit Xhani do të bëhet në orën 10:30 tek sheshi përpara Kinemasë në Rrogozhinë, ndërsa prezantimi i Spahisë do të bëhet në orën 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës.
"Sot, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, në ora 10:30, tek sheshi përpara Kinemasë në Rrogozhinë Z. Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Z. Hekuran Xhani.
Gjithashtu, sot ditën e shtunë, në ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantohet kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia."
Ditën e djeshme ai ndodhej në Durrës ku prezantoi kandidatin e "Shtëpisë së Lirisë", Ardian Muka.
