Alternime vranësirash e kthjellime, ja çfarë ka rezervuar moti për këtë të shtunë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit, sipas MeteoAlb.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme, ku më të fokusuara do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1- 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet e Europës Lindore mbeten ne ndikimin e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë gjithë ditës.

Po ashtu, një sistem vranësirash do të përfshijë ishujt Britanike duke gjeneruar shira intensive dhe stuhi të forta ere. Përsa i përket; pjesës më të madhe të Europës do të paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.