Shkon në 111 numri i të vdekurve nga cikloni në Madagaskar

Të paktën 111 njerëz në Madagaskar dihet se kanë vdekur që kur cikloni “Batsirai” goditi ishullin e Oqeanit Indian gati një javë më parë.

Shumë shtëpi thjesht u thërrmuan nga erërat e egra, duke lënë rreth 30,000 njerëz që jetojnë në strehimore emergjente.

Stuhitë janë të zakonshme në këtë pjesë të botës, por kriza klimatike ka bërë që ato të bëhen më shkatërruese.

Ajo ka përkeqësuar gjithashtu thatësirën, e cila ka goditur rëndë Madagaskarin jugor, duke e bërë reagimin humanitar pas këtyre stuhive edhe më urgjente.

Në Madagaskar, 87 nga 111 vdekjet që rezultuan nga cikloni “Batsirai” ishin në rrethin juglindor të Ikongo, thotë agjencia kombëtare e fatkeqësive.

Ndërsa të 55 personat e vrarë nga stuhia tropikale “Ana” ishin në një pjesë tjetër të Madagaskarit më në veri.