Viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, gjendet brenda kasolles nëna e 8 fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 11:30
Autoritetet në qytetin Xuzhou të Kinës thonë se një grua e sëmurë mendore është gjetur e lidhur me zinxhirë në një kasolle të një fshati.
BBC shkruan se gruaja e cila është nënë e 8 fëmijëve ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.
N ë lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
Një video e nënës së tetë fëmijëve ngjalli zemërim masiv në internet.
Gruaja ishte gjetur e mbyllur në një kasolle pa derë jashtë shtëpisë së saj , e veshur me rroba të holla ndërkohë që temperaturat ishin tepër të ulëta.
Ajo u dërgua në spital ndërsa zyrtarët thanë se ajo ishte diagnostikuar me skizofreni dhe në përditësimin e tyre të fundit, thanë se ajo ishte mirë.
