Trazira nëpër botë/ Qytetarët ngrihen kundër masave anti-Covid
Protestat e udhëhequra nga kamionistët kundër masave anti-covid në Kanada bllokuan një tjetër urë lidhëse me Shtetet e Bashkuara.
Bllokada në kufirin mes dy vendeve të Amerikës Veriore ka shkarkuar dëme të konsiderueshme në bizneset e dy shteteve, duke detyruar një prodhues kryesor të makinave të mbyllë fabrikën.
Në kryeqytetin kanadez, Otava, policia tha se po sillte përforcime dhe paralajmëroi arrestime dhe gjoba, duke premtuar edhe tërheqjen e kamionistëve, mjetet e të cilëve kanë paralizuar qytetin.
Edhe në Zelandën e Re, protestat kundër vaksinimit me detyrim nuk janë ndalur edhe pse një ditë më parë, policia ushtroi dhunë ndaj demonstruesve.
Qindra persona janë rimbledhur pranë parlamentit të vendit në kryeqytetin Uellington.
Ata e përshkruan dhunën policore të një dite më parë si brutale dhe se nuk do të tërhiqeshin derisa të hiqnin masën e vaksinimit me detyrim.
"Shpresojmë të arrijmë heqjen e vaksinimit me detyrim, ky është objektivi ynë parësor."
"Policia, mënyra si na trajtoi na ka tronditur deri në palcë."
"Ajo që bënë ata dje ishte përtej pritshmërie tona, brutale, brutale totalisht brutale. "
Protesta janë të frymëzuara nga kamionistët kanadezë janë mbajtur edhe në Francë dhe Belgjikë, megjithëse policitë respektive të Parisit dhe Brukselit i kanë bllokuar.