"Po drejton vendin në mënyrë katastrofike" 58% e amerikanëve të zhgënjyer nga Biden

Afro 6 nga 10 amerikanë nuk e miratojnë mënyrën se si presidenti Joe Biden po e qeveris vendin.

Kështu kanë thënë të anketuarit e sondazhit të bërë nga CNN, një medie kritike ndaj të djathtës dhe ndaj ish-presidentit Trump në përgjithësi.

Sipas sondazhit, shumica e të anketuarve thotë se Biden nuk ka bërë asgjë që nga marrja e detyrës në 20 janar të vitit të shkuar.

Sondazhi hedh dritë mbi perceptimin e amerikanëve lidhur me politikën e Biden ndërsa afrojnë zgjedhjet afatmesme të Kongresit, si dhe prioritetet e Shtëpisë së Bardhë për të përballuar pandeminë.

Edhe demokratët e kanë miratuar punën e Biden me 83%, 9% më pak se një vit më parë.

56% të të anketuarve nuk mundën të thoshin asnjë gjë të mirë që Biden ka bërë që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë dy muajve të fundit vendi është përballur me inflacionin më të lartë ndër dekada si dhe me situatën më të keqe nga pandemia e koronavirusit, për të cilën Biden premtoi se do t’i jepte fund kur të vinte në detyrë.