Kontakti i parë me Shqipërinë, ukrainasja: Më dukej sikur ziheshin, kur mësova gjuhën kuptova se ishin emocionalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 21:31
Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të huajve në vendin tonë. Ata kanë gjetur veten në Shqipëri përsa i përket mënyrës së jetesës apo vendit të punës.
Oksana Genkina nga Ukraina rrëfeu në studion e Jeto me Orën në RTV Ora se ishte një ofertë pune ajo që e bëri që të zhvendosej në Shqipëri për të jetuar.
Ajo tregoi në studio edhe një moment gazmor gjatë periudhës që i është dashur të përshtatet me Shqipërinë dhe të mësonte të fliste shqip.
"Më dukej sikur të gjithë bërtisnin me njëri-tjetrin sepse nuk i kupton asnjë fjalë edhe vetëm dëgjon që të gjithë bërtasin, më dukej sikur ziheshin me njëri-tjetrin gjithë kohën. Avash -avash kur fillova të mësoja gjuhën e kuptova që ishin emocionalë", tha ajo.
