Çmim rekord/ 25 milionë dollarë për 200 palë atlete
Shtëpia e Ankandeve “Sotheby's” ka shitur 200 palë atlete të krijuara nga i ndjeri Virgil Abloh për një shumë "rekord" prej 25.3 milionë dollarë, tetë herë më shumë se vlerësimi fillestar prej 3 milionë dollarësh. Atletet e edicionit special “Louis Vuitton” dhe “Nike”, "Air Force 1" janë projektuar për Louis Vuitton Pranverë-Verë 2022, tha Sotheby's. Koleksioni I atleteve ka siguruar "një shumë rekord " për modën.
Abloh, i cili ishte drejtor artistik i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton dhe drejtori i parë artistik me ngjyrë i shtëpisë së modës , vdiq në nëntor në moshën 41-vjeçare nga kanceri. Shtëpia e Ankandeve tha se mori 10,000 oferta në total, 40% e të cilave erdhën nga Azia. Më shumë se dy të tretat e ofertuesve ishin të moshës nën 40 vjeç. Secila palë shitej me një këllëf portokalli “Louis Vuitton” prej lëkure.
Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në Fondin e Bursave Virgil Abloh "Post-Modern", një shoqatë bamirëse e krijuar për të mbështetur arsimimin e studentëve premtues me origjinë zezake, afrikano-amerikane dhe afrikane.
Përveçse ishte një stilist në Louis Vuitton, Abloh themeloi etiketën Off-Ëhite. Ai ishte gjithashtu një DJ dhe një ish-drejtor kreativ në agjencinë e dizajnit Donda, në pronësi të Kanye West, i cili tani njihet si Ye. Në Louis Vuitton, ai u vlerësua për sjelljen e një apeli demografik më të ri për markën dhe për mjegullimin e linjave midis modës së lartë dhe veshjeve të rrugës.
Ndërsa rekordin për shumën më të lartë për një palë atlete individuale, e mbajnë Nike Air Ships të veshura nga ylli i basketbollit Michael Jordan, të cilat u shitën për 1.47 milionë dollarë në muajin tetor.
