"Enigma", Diamanti i zi miliardavjeçar shitet për 3.16 milionë paund, u ble me kriptomonedha
Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 3.16 milionë paund (4.3 milionë dollarë).
I quajtur Enigma, guri i çmuar prej 555,55 karatësh, i cili peshon pothuajse njësoj sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4,4 milionë paund në ankandin online.
Drejtuesi i ankandit Sotheby's tha se "blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen".
Ekzistojnë teori të ndryshme rreth origjinës së diamantit, duke përfshirë edhe teorinë se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.
Sotheby's nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediet sociale duke pretenduar se ai ishte blerësi i "The Enigma."
Ai u tha më shumë se 180,000 ndjekësve të tij në Twitter se "sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi", perla do të riemërohej "diamanti HEX.com", duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.
Sotheby's e përshkroi Enigmën si "një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliardavjeçare të njohura për njerëzimin".
Edhe pse origjina e saktë e diamanteve të zeza është e mbuluar me mister.
#AuctionUpdate "The Enigma": This 555.55 carat Black Diamond sold today for £3,161,000 / $4,292,322. The buyer has opted to use cryptocurrency for the purchase. #SothebysJewels pic.twitter.com/ZuiL9SxET8
— Sotheby's (@Sothebys) February 9, 2022
