Ky vend do ofrojë 150 paund pagë për çdo familje

Tre të katërtat e familjeve skoceze do të marrin një pagë  150 paund në një përpjekje të shtetit për të kontribuuar në  rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Sekretarja e Financave Kate Forbes tha se paratë do t'u jepen familjeve që i përkasin kategorisë A deri në D.

Kjo do të thotë se rreth 1.85 milionë familje, 73% e popullsisë do të marrin 150 paund mbështetje financiare  nga qeveria, shkruan BBC.

Po ashtu qeveria do japë 10 milionë paund shtesë për të ndihmuar qytetarët në pagesën e faturave të karburantit.

Shqetësimet për koston e jetesës janë në rritje, mes rritjes së çmimeve dhe faturave të energjisë dhe ndryshimeve të ardhshme në Sigurimin Kombëtar.