Rexhep Tajip Erdogan shërohet nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 09:02
Rexhep Tajip Erdogan tani është shëruar nga Covid-19.
Mediat turke bëjnë me dije se Presidenti ka rezultuar negativ me Covd-19, dhe tashmë do të rikthehet në krye të detyrës.
Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën e kaluar se ai dhe bashkëshortja e tij Emine ishin infektuar me variantin e ri “Omicron”.
Rexhep Tajip Erdogan nesër pritet të falë namazin e xhumasë në Stamboll. Ndërkohë mësohet se më 14 shkurt ai do të vizitojë Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
