E rëndë/ Dyshohet se mbyti bashkëshorten, donte ta shpëtonte nga dhimbjet e kancerit
Një 74-vjeçar dyshohet se mbyti bashkëshorten e tij të sëmurë për ta shpëtuar nga dhimbjet e kancerit. Megjithatë ai ka mohuar vrasjen me avokatët e tij që kërkojnë ndryshimin e akuzës në vetëvrasje të asistuar.
David Hunter, 74 vjeç, një minator pensionist jetonte në Qipro me gruan e tij të ndjerë Janice, 56 vjeç.
Ai rrezikon burgim të përjetshëm në një burg në Qipro nëse dënohet për vrasje.
Avokatët e 74-vjeçarit thanë se çifti ka jetuar bashkë për 56 vjet, dhe se zonja Hunter vuante nga kanceri në gjak dhe donte të vdiste, shkruan Daily Mail.
Avokati britanik Michael Polak, nga organizata Justice Abroad që përfaqëson Hunter, tha: “Ne do t’i shkruajmë prokurorit të përgjithshëm duke kërkuar që ai të shqyrtojë një akuzë alternative për të ndihmuar vetëvrasjen në këtë rast. Në një kohë kur Parlamenti i Qipros po diskuton legalizimin e eutanazisë, dhe duke pasur parasysh rrethanat në këtë rast, ne do të parashtrojmë se asistimi i vetëvrasjes do të ishte një akuzë shumë më e përshtatshme se vrasja që mbart një dënim të detyrueshëm të përjetshëm.”
Avokatët e Hunter thanë se ai ishte përpjekur të vriste veten, por mbijetoi dhe u akuzua për vrasje, të cilën ai e mohon.
Zyrtarët e drejtësisë vendase një muaj më parë urdhëruan që ai të trajtohej në një institucion psikiatrik, nga i cili është liruar, pasi tentoi të vetëvritej menjëherë pasi pranoi se e mbyti gruan e tij me duar.

