Mbi 50,000 fëmijë të pastrehë në Francë

Më shumë se 50,000 fëmijë jetojnë në strehimore të improvizuara ose në rrugë në Francë, paralajmëroi organizata "Kurrë i pastrehë" të enjten gjatë një fushate për mobilizimin për  strehimin e fëmijëve të varfër në Lion, në Francën qendrore.

Si rrjedhojë institucionet përkatëse u bënë thirrje autoriteteve dhe kandidatëve për zgjedhjet presidenciale që të marrin masa kundër përkeqësimit të situatës së të miturve të pastrehë.

"Shteti ka zhvilluar mjete për të ruajtur 200,000 hapësira akomodimi dhe për t'i dhënë fund menaxhimit të akomodimit sezonal," tha organizata në një deklaratë.

Fatkeqësisht, për shkak të krizës sociale dhe shëndetësore,  ka ende njerëz në rrugë, duke përfshirë familjet dhe fëmijët.

Në një deklaratë të lëshuar në nëntor 2020, Fondacioni Abbé Pierre numëroi 300,000 njerëz të pastrehë të të gjitha moshave në Francë, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2012.