Qëlloi aksidentalisht për vdekje vëllanë teksa tentonte të vriste ariun, më pas kryen vetëvrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 07:51
Një burrë, i cili vrau aksidentalisht vëllanë e tij ndërsa po mbushte një armë për të qëlluar një ari , ka kryer vetëvrasje.
Burri identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kishte telefonuar policinë menjëherë pas tragjedisë.
“Ai kishte denoncuar se kishte qëlluar aksidentalisht vëllanë e tij ndërsa po mbushte armën, pasi një ari kishte hyrë në pronën e tyre”, njoftojnë autoritetet vendase.
“Kur mbërritën në vendngjarje, policët gjetën një burrë të vdekur, me një plagë plumbi. Teksa po kontrollonin dhe pjesën tjetër të shtëpisë, gjetën dhe një trup tjetër të vdekur me një plagë që dukej se ia kishte shkaktuar vetes”, deklaroi policia.
