Banda e adoleshentëve jashtë kontrollit, njëri i zë rrugën tramvajit duke bërë pompa, të tjerët gjuajnë me gurë

Një grup prej rreth 15 personash, shumë të rinj në moshë, bllokuan një tramvaj në Milano duke gjuajtur me gurë xhamat e shoferit.

Ndodhi mbrëmë në rrugën Rubens. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një djalë duke bërë pompa në mes të binarëve, duke e penguar shoferin të vazhdojë të lëvizë.

Rreth tij ka djem të tjerë, disa filmojnë skenën me celularë dhe të tjerë hedhin gurë dhe sende në drejtim të automjetit.

Pas disa sekondash shoferi i tramvajit gjen hapësirën për të vazhduar udhëtimin dhe largohet.

Video ka ngjallur shumë polemika sepse rindez temën e bandave të të miturve jashtë kontrollit.