Dajana: 'Ne të voglat rrotullohemi kollaj’/ Silvana: ‘Edhe ne të gjatat me kokë poshtë jemi mirë’

Mbyllja e puntatës së mbrëmshme ishte vërtetë spektakolare. E ftuar ishte volejbollistja Silvana Bushati, ku që në hyrje të programit Dajana e prezantoi duke thënë se vajzat nga Tropoja “i kam inat” se janë shumë të gjata.

Padyshim që Dajana nuk ka inat me askënd, por ishte një batutë e bërë ndaj saj. Mbylljen e programit vendosi t’a bënte duke hipur mbi karrigen që të ishin njëlloj të dyja në fund të live-t. Si çdo puntatë që mbyllet me një shprehje, kësaj radhe iu dedikua tradhtisë dhe sipas saj e rëndësishme është të tradhëtosh dhe të mos e marrë vesh njeri.

Dajana: Ua sa mirë tani… se në të voglat rrotullohemi kollaj

Silvana: Edhe ne të gjatat me kokë poshtë mirë jemi

Dajana (qesh): Të dashur miq ishim me Silvana Bushati, ndërkohë unë iu lë takim javës tjetër dhe deri atëherë bëni dashuri dhe mos harroni “nuk është e rëndësishme kush tradhton, e rëndësishme është të tradhëtosh dhe të mos marrësh vesh gjë” Tung!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: